ME TENSION NË SALLË, VOTOHET LIGJI PËR SHQIPEN

729
0
SHPËRNDAJE

Ligji për përdorimin e gjuhëve u votua me 64 vota pro dhe asnjë kundër.

Për pak sa nuk ka eskaluar situata në kuvend, kur ish kryetari i VMRO DPMNE-së Nikolla Gruevski ka tentuar të godet kryetarin e parlamentit Talat Xhaferin. Kur kryeparlamentari Talat Xhaferi propozoi që të votohet ligji për gjuhët deputetët e VMRO DPMNE-së dolën për ta bllokuar foltoren dhe për të bllokuar procesin.

Gruevski u ngjit tek vendi i kryetarit, ku po e pengonte derisa ai po e kryente punën e tij, ndërsa pati edhe kontakte me duar, kur Xhaferi largoi dorën e Gruevskit i cili po e pengonte atë. Gruevski u largua për një çast, ndërsa më pas u kthye sërish, duke u përballur sërish me Xhaferin.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU