KËSHILLI GJYQËSOR EMËROI KRYETAR TË GJYKATËS SË APELIT

547
0
SHPËRNDAJE

Këshilli gjyqësor në seancën e sotme nuk do të zgjedhë kryetar të Gjykatës së Apelit Shkup, por e emëroi Lidija Dimçevska për u.d. (ushtrues detyre) kryetare, derisa të zgjasë vlerësimi i jashtëzakonshëm i kandidatëve.

Vlerësimin e jashtëzakonshëm e kërkoi anëtari i Këshillit gjyqësor Vllatko Samarxhiski, i cili tha se kjo është në pajtim me Ligjin.

Samarxhiski shtoi se disa nga kandidatët e Gjykatës Penale ishin të rangut të ulët për shkak të keqpërdorimeve me orarin vjetor të gjykatësve.

Propozimin e Samarxhiskit e mbështetën tetë anëtarë të Këshillit gjyqësor, ndërsa gjashtë ishin kundër. Anëtarja e Këshillit gjyqësor Aleksandra Zafirovska u kundërshtua për vlerësimin e jashtëzakonshëm të gjykatësve, duke thënë se ky propozim është vonuar.

Kryetarja e deritanishme e Gjykatës së Apelit Shkup, Liljana Ivanovska Shopova e braktisi funksionin për shkak të pensionimit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU