THEODORAKIS: QEVERIA PAS PASHKËVE DO TË SJELLË PROPOZIME

505
0
SHPËRNDAJE

Qëllimi i Qeverisë është që të arrijë në disa propozime të cilat pas Pashkëve do të vijnë në Parlamentin grek, kjo vlenë edhe për Shqipërinë dhe për Shkupin, thotë lideri i partisë “Reka” për radion greke “Skaj”, Stavros Theodorakis, pas takimit me kryeministrin grek Aleksis Cipras.

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Athina,  Theodorakis në intervistë ka biseduar edhe për çështjen e emrit duke i përsëritur qëndrimet e partisë së tij edhe partisë së qendrës së majtë, Lëvizjes për reforma ku përveç partisë “ Reka” është edhe partia “Pasok”.

“Insistojmë për zgjidhje që do ti mbyllë çështjet e pazgjidhura me fqinjin tonë, zgjidhje për emrin që do të përdoret në përdorim të brendshëm, jashtëm, diplomatik dhe në të gjitha nivelet, gjithashtu edhe marrëveshje me vendin fqinj dhe obligime konkrete të bazuar në marrëveshje ndërkombëtare për fshierjen e irredentizmit në librat shkollorë, nëse ekziston edhe në Kushtetutë ”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU