PPS-JA KËRKOI QË TË SHTYHET SEANCA PËR RASTIN “MONSTRA”

488
0
SHPËRNDAJE

Gjykata Themelore ,sot me kërkesë nga PPS-ja  mori vendim që seanca për rastin “Monstra” të anulohet. Ndërsa shkaku dhe arsyeja për shtyerjen e kësaj seance është që ende nuk është shqyrtuar rasti se a është nën kompetenca të PPS-së apo nën kompetenca të  Prokurorisë Themelore.

Por, PPS-ja për një javë do të vlerësoj se a ka materiale të përgjuara në rastin e ashtuquajtuar “Monstra” ku ishin të vrarë katër të rinjë dhe një peshkatar, që si bazë do të ndikoj që këtë rast ta merrë PPS-ja.

Nga Gjykata njoftuan se në mungesë të prokurorit publik do të anulohet seanca e sotshme dhe do të mbahet më 17 prill.

Por kjo nxiti reagime tek familjarët e të vrarëve në këtë rast që ka ndodhur 6 vite më pare, të cilët thane se organet e drejtësisë po luajnë me ndjenjat e familjarëve.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU