Përfshihet nga zjarri çatia e një ndërtese në Çair

TË FUNDIT

Një zjarr ka shpërthyer në çatinë e një ndërtese e cila ndodhet afër stadiumit në Çair.

Në terren kanë dalë katër automjete të zjarrfikësve të Njësitit territorial zjarrfikëse të Qytetit të Shkupit.

Nga atje për MIA-n deklaruan se zjarri është nën kontroll dhe se nuk ka rrezik nga përhapja.