NGA MBETURINAT MUND TË PRODHOHET ENERGJI, LIGJE TË REJA PËR MENAXHIMIN E MBETURINAVE

475
0
SHPËRNDAJE

Për një vit në Maqedoni mblidhen rreth 700 mijë ton mbeturina. Ekspertët ekologjik thonë se   ky është një numër që në afat të shkurtë kohor mund të shkaktojë problem serioz ekologjik nëse menjëherë nuk ndërmerren masa. Në lidhje me këtë, zv. ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Jani Makraduli theksoi se janë duke u përgatitur dy ligje për menaxhim më të mirë me mbetjet e veçanta të mbeturinave.

“Puna jonë është që t’i harmonizojmë ligjet me praktikat evropiane. Për momentin janë duke u punuar dy ligje të cilat janë të kapshme për qytetarët, të cilat së bashku me opinionin i koordinojmë në lidhje me mbeturinat, sidomos në pjesën e mbledhësve kolektiv të mbetjeve të veçanta të mbeturinave ku duam t’i përfshijmë edhe vajrat, gomat dhe tekstili, diçka që partnerët perëndimor të kompanive vendore kërkojnë të bëhet”, tha Jani Makraduli, zv.ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Sipas tij, duhet t’i kapim rrjedhat evropiane që të krijojmë një deponi rajonale prej të cilës nga mbeturinat do të kemi fitim. Edhe ministri pa resor, Zoran Shapuriq theksoi se ka ardhur koha që në Maqedoni mbeturinat të shndërrohen nga një problem në një përfitim për vendin.

“Menaxhimi me mbetjet e veçanta të mbeturinave është shumë segment i rëndësishëm i menaxhimit me mbeturina. Ata përmes mbledhësve kolektiv të mbeturinave të veçanta kontribuojnë por në të ardhmen edhe më shumë duhet të kontribuojnë rreth seleksionimit primar dhe kuptohet me vetë atë seleksionim primar kontribuojnë për riciklim dhe format tjera të ripërpunimit të mbeturinave me çka mundet gjegjësisht edhe duhet të kontribuohet edhe për përfitimet ekonomike që mbeturinat më në fund të shndërrohen nga një problem në një benefit”, tha Zoran Shapuriq, Ministër pa resor.

Ndër vendet e para në Evropë që është i zhvilluar riciklimi i mbeturinave janë Suedia, Austria dhe Gjermania. Edhe Shqipëria gjeneron energji elektrike me djegien e mbeturinave, ndërsa në Maqedoni ende mungon një kulturë e tillë.  Në vendin tonë ka rreth 80 deponi ilegale, ndërsa planifikohet të krijohet një e vetme e cilëa sipas zv.ministrit Makraduli nuk do t’i ngjajë deponisë së Strugës, por ajo do të jetë një deponi me fuqi punëtore, e cila do të prodhojë lëndë të para, ose energji elektrike. Ndryshe, kah fundi i marsit pritet të fillojë të punojë edhe filtri i ri në deponinë e Drisllës.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU