NISIN PADITË BRENDA LËVIZJES BESA, ZEJDI: KASAMI TË JEP LLOGARI PARA ORGANEVE TË DREJTËSISË

581
0
SHPËRNDAJE

Krahu i Besës së Shkupit, me kryetar Afrim Gashin ka dorëzuar padi kundër Bilall Kasamit për falsifikim të dokumenteve të partisë.  Skender Rexhepi Zejdi tha se dje në Prokurorinë Publike të vendit, padia është dorëzuar në emër të 32 themeluesve juridik.

“Pas kësaj, ai dhe grupi i tij, disa prej të cilëve aq shumë e kanë dëshirë të thirren në legalitet, tashmë do të duhet të japin llogari para organeve të drejtësisë se si i bëhet puna që të kidnapohet partia politike për interesa të ngushta individuale dhe grupore”, tha Skender Rexhepi, Lëvizja Besa.

Ndërsa krahu tjetër i Bilall Kasamit thonë se akuzat janë shpifje dhe “shoë mediatik” me arsye që të hutohet opinioni publik, dhe për ta përbaltur figurën e kryetarit Bilall Kasami.

“U bëjmë thirrje personave në fjalë që të informojnë publikun me vizionin e

tyre politik, nëse kanë një vizion të tillë dhe mos vazhdojnë të dëmtojnë imazhin e

Lëvizjes BESA me shpifje dhe akuza të pabaza”, nga Kabineti i kryetarit Bilall Kasami.

Lëvizja Besa u nda në dy fraksione në muajin janar të këtij viti.

Ndërsa gjatë muajve të fundit ka pasur edhe akuza ndaj njëra tjetrës.

Me 18 shkurtë të këtij viti u mbajt edhe kongresi i njërit krah të lëvizjes Besa, në të cilin kryetar u zgjodh Afrim Gashi. Një javë më pas u mbajt edhe kongresi i krahut tjetër në të cilin kryetar u zgjodh Bilall Kasami.

Ndërkaq dy fraksionet kanë kanë shprehur gatishmëri për t’iu bashkuar shumicës parlamentare.

Përgatiti Afrim Jonuzi

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU