“NË ÇËSHTJE TË VËSHTIRA THIRREN MIQTË”, MIÇEL: MUNDËSI E MIRË PËR ZGJIDHJEN E ÇËSHTJES SË EMRIT

491
0
SHPËRNDAJE

Kryeministri Zoran Zaev pret ndihmë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në procesin e bisedimeve për emrin. Ai pas takimit të sotshëm me ndihmës sekretarin shtetëror për Evropë dhe Euro-Azi, Ves Miçel, deklaroi se në momente të vështira duhet të kërkohet ndihmë nga miqtë, veçanërisht nga partnerët strategjik siç janë SHBA-të. Zaev tha se është duke filluar faza finale e cila do të sjellë zgjidhje dinjitoze për të dyja vendet, që në prill do të rezultojë me propozim të pastër ndërsa në qershor edhe datë për bisedime.

“Kur jeni në vështirësi,  kur keni dhimbje ose situata të ndjeshme, është mirë t’i telefononi miqtë tuaj, kështu janë këto gjëra në jetë. Çdo mik i Republikës së Maqedonisë, gjithkush që i ndihmon, është i dobishëm, duke e përfshirë këtu edhe Greqinë, pasi që edhe Greqia është mik i Maqedonisë, veçanërisht miqtë strategjik siç janë Kombet e bashkuara të Amerikës”, tha Zaev.
Zgjidhjen për çështjen e emrit mund ta gjejnë vetëm Maqedonia dhe Greqia me përpjekje të përbashkëta, deklaroi përfaqësuesi i Stejt Deparmentit Amerikan. Miçel u shpreh se SHBA ngelet mbështetës i procesit për gjetjen e zgjidhjes së përbashkët për emrin dhe se njëjtë si deri më tani edhe në të ardhmen do të angazhohet për integrimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe NATO.

“SHBA i mbështet Maqedoninë dhe Greqinë në përpjekjet për të gjetur zgjidhje të përbashkët për këtë çështje. Opsion i vetëm afatgjatë është zgjidhja e përbashkët dhe mendoj se Maqedonia ka bërë hapa të mëdhenj përpara por gjithashtu hapa të mëdhenj ka bërë edhe Greqia. Prandaj jemi të kënaqur me përparimin i cili është arritur dhe mendoj se tani e kemi mundësinë më të mirë që e kemi pasur deri tani”, tha Ves Miçel, ndihmës sekretar shtetëror i SHBA-së për Evropë dhe Evro-Azi.
Informatat e fundit në mediat greke flasin se më 22 mars shefi i diplomacisë greke, Nikos Kocijas do të udhëtojë për vizitë dy ditore në Shkup. Gazeta greke “Ta Nea” shkruan se kjo vizitë do të jetë shumë e rëndësishme ndërsa bisedimet do të fokusohen në propozimet greke por edhe ato maqedonase. Ky takim sipas “Ta Nea” ka rëndësi të madhe pasi që do të bisedohet për ndryshime kushtetuese. Megjithatë ministri Dimitrov mendon se ajo që pushteti grek gjatë gjithë kohës e përsërit atë se ndryshimet kushtetuese janë të domosdoshme në Maqedoni, e bën të vështirë të negociohet për këtë pikë.

“Sa më shumë që të përsëritet në publik, aq më rëndë do të jetë të negociohet për atë pikë. Mendoj se do të ishte shumë më e dobishme të bisedohet për qëllimet, në fakt për qëllimin e bisedimeve dhe tejkalim të dallimeve rreth emrit.  Cili është qëllimi të cilin dëshiron ta arrijë Greqia, dhe cili është qëllimi të cilin dëshiron ta arrijë Maqedonia”, tha Nikolla Dimitrov, MPJ.

Kryeministri Zaev për propozim-marrëveshjen thotë se edhe ai edhe Cipras janë marrë vesh se në qoftë se ndonjë dokument tjetër do të ishte i dobishëm, duhet të shqyrtohet. Megjithatë të dyja anët janë marrë vesh se ai dokument duhet të shqyrtohet edhe nga negociuesi Nimic dhe të verifikohet nga Shtetet e Bashkuara

Përgatiti: Antonio Krstevski

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU