RASTI SHUPLAKAT, MUNGON I AKUZUARI, GRUEVSKI: GJYKATA TEATËR I ABSURDITETIT

154
0
SHPËRNDAJE

Seanca për rastin “Shuplakat në Komunën  Qendër”, ne të cilën të akuzuar kryesor janë ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe deputetja e VMRO-DPMNE-së, Daniela Rangellova, u shty për shkak  të mungesës së njërit nga të akuzuarit. Në seancë nuk u shfaq i akuzuari, Milan Andonovski, ndërsa avokati i tij tha se ai, me kërkesë të mjekut amë dhe specialistit, është duke përdorur terapi në shtëpi.

Në lidhje me këtë, për shkak të mungesës së tretë të Andonovskit, prokurorja Fatime Fetai theksoi se i akuzuari ka sëmundjen e laringut dhe se kjo nuk është arsye për t’u mos paraqitur në gjykatë, meqë siç tha ajo, në gjykatë nuk do të lodhej. Fetai kërkoi paraburgim për Andonovskin, kërkesë që gjykata e refuzoi.

Seancat e ardhshme janë shtyrë për më 3 dhe 19 prill.

“Në çdo ardhje këtu në gjykatë, që i bie gati çdo ditë, ja tani nga 8 ditë, 6 ditë duhet të jem në gjykatë për lëndë të ndryshme, çdo ditë ballafaqohemi me padrejtësitë reja….Kjo edhe një herë tregon se me çfarë akuzash dhe gjykime absurde bëhet fjalë dhe me çfarë absurditeti përballohemi në këtë gjykatë, që gjithnjë e më shumë po shndërrohet në gjykatë të absurditetit, teatër të absurditetit”, tha Nikolla Gruevski, i akuzuar për “Shuplakat në komunën Qendër”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU