NË ZVICËRR ARRESTOHEN 127 PERSONA, MES TYRE EDHE QYTETAR NGA MAQEDONIA

602
0
SHPËRNDAJE

Në kantonin e Cyrihut policia zvicerane ka ndërmarrur një aksion me qëllim të luftimit të krimit të vjedhjeve, dhe me këtë rast ka arrestuar 127 persona, mes të cilëve persona nga Kosova, Maqedonia, Serbia, Gjeorgjia, Franca, Kolumbia, Mongolia, Polonia, Rumania e Siria.

Aksioni ka zgjatur nga muaji tetor i vitit të kaluar deri në fund të shkurtit, dhe gjatë kësaj periudhe janë ndërmarrë një sërë aksionesh në këtë kanton zvicerian, sikurse edhe kontrolle në makina.

Kurse këto aksione për të luftuar krimin e vjedhjeve kanë për qëllim parandalimin e thyerjeve të shtëpive dhe apartamenteve.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU