KRYEPARLAMENTARI XHAFERI REALIZOI TAKIM ME ZËVENDËSKRYEMINISTREN BURIQ

521
0
SHPËRNDAJE

Kryeparlamentari Talat Xhaferi sot ka realizuar takim me zëvendëskryeministren dhe ministren për Punë të Jashtme dhe Evropiane, Marija Pejçinoviq-Buriq.

Xhaferi e ka njoftuar Pejçinoviq-Buriq se si kryetar i Parlamentit vëmendje të veçantë i kushton proceseve reformuese aktuale dhe rolin e Parlamentit në krijimin dhe balansimin e dialogut ndërmjet pozitës dhe opozitës për sjelljen e ligjeve strategjike.

Ndërsa zëvendëskryeministrja Pejçinoviq-Buriq e ka falendëruar për takimin dhe për mundësinë e shkëmbimeve të ideve dhe mendimeve gjithashtu edhe për përvojën e Kroacisë për planin e Eurointegrimeve.

 

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU