TRUMP SHKARKON NGA DETYRA SEKRETARIN E SHTETIT REX TILLERSON

526
0
SHPËRNDAJE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka shkarkuar nga detyra sekretarin e Shtetit Rex Tillerson. Vendin e tij do ta zë drejtori i CIA-s, Mike Pompeo. Trump e ka bërë publik lajmin në “Twitter”, ku edhe e ka falenderuar Tillerson për shërbimin e tij, ndërsa është shprehur se sekretari i ri do të bëjë një punë fantastike.

Në vend të Pompeos, në krye të CIA-s do të vijë Gina Haspell,  e para grua në këtë post.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU