Tibet, hekurudha e shpejtësisë së lartë do të hapet në korrik

TË FUNDIT

Rajoni Autonom i Xizang-ut (Tibetit) pritet të fillojë funksionimin e trenave me shpejtësi të lartë para një korrikut dhe kjo shënon funksionimin e shërbimeve të trenave me shpejtësi të lartë në të gjitha krahinat në nivel province në pjesën kontinentale të Kinës, tha të shtunën operatori hekurudhor i Kinës.

Në një linjë hekurudhore 435 kilometra për në Lhasë, kryeqendrën e rajonit, do të qarkullojnë trenat e tipit “Fuxing”, të pajisur me motor me djegie të brendshme dhe motor elektrik, me shpejtësi të projektuar 160 km për orë, u shpreh Lu Dongfu, presidenti i bordit të Grupit Kombëtar të Hekurudhës të Kinës, njëherësh deputet i Asamblesë Kombëtare Popullore.

Në vitin 2014 nisi puna e ndërtimit të kësaj linjë hekurudhore, që lidh Lhasën me Nyingchi-në, në pjesën lindore të Tibetit. Kjo është hekurudha e parë elektrike në Tibet dhe parashikohet të futet në funksionim në qershor 2021. Puna e vendosjes së shinave përfundoi në fund të vitit të kaluar.

Trena me shprejtësi të lartë në stacionin Guangzhou të Kinës Jugore (foto nga VCG)

Si vendi me rrjetin e hekurudhës me shpejtësi të lartë më të zhvilluar në botë, Kina synon të shtojë gjatësinë e përgjithshme në funksionim të kësaj hekurudhe nga 37 mijë e 900 km që ishte vjet, në 50 mijë km deri në vitin 2025, bëri të ditur Lu në sesionin vjetor të organit ligjvënës të Kinës.

Rrjeti i hekurudhës me shpejtësi të lartë në Kinë do të përfshijë 98 për qind të qyteteve me mbi 500 mijë banorë, shtoi Lu. Ndërkohë, Kina ka filluar edhe një projekt për zhvillimin e trenave “Fuxing” me shpejtësi më të lartë, që të konsolidojë pozicionin e vet në këtë fushë.

Projekti i novacionit teknologjik “CR450” ka për qëllim që të zhvillojë tipa të rinj të trenave “Fuxing” më të sigurt, të gjelbër, të zgjuar dhe me efektivitet më të lartë përdorimi të energjisë, shpjegoi ai.

Trenat e tipit “Fuxing”, të zhvilluar nga vetë Kina, mund të qarkullojnë me shpejtësi nga 160 km në orë deri në 350 km në orë.

Treni me shprejtësi të lartë në stacionin Luoyang të Kinës Qendrore (Foto nga People Visual)