ADRENALINA NË KULM ME OFF ROAD, “BISHAT” NGA KËRÇOVA BËJNË BALTËN ASFALT

737
0
SHPËRNDAJE

Kjo zhurmë do jehojë për orë të tëra kodra dhe male të Kërçovës, pasi veturat e Off Road Kërçova janë gati të ngjiten lart pa asnjë kompromis. Fuqia e tyre nuk kursen asgjë dhe madje një pjesë edhe mund të rrafshohet me kalimin e tyre. Veturat Off Road janë një kënaqësi më vete për ata që duan adrenalinën dhe rrezikun. Ali Lena një nga drejteusit e grupit thotë se Off Road është një sport jo shumë I njohur në Maqedoni por që ekziston dhe në qytetin e Kërcovës është më I zhvilluar. Pavarësisht shpenzimeve të mjeteve të tyre, Aliu thotë se mbi të gjitha kjo të jep kënaqësi.
“Shoferët profesionistë të kësaj fushe janë të shpejtë, kanë reflekse të menjëhershme dhe dinë ku të drejtojnë mjetin e tyre pa ju bërë problem. Por jo gjithçka shkon mirë ndonjëherë, veturat me fuqi më të vogla ndodh që edhe ngecin, por skuadra e fortë nuk i len në baltë. Ato tërhiqen apo shtyhen nga njëri tjetri”, tha Ali Lena, shofer.

Në kohën e pranverës kur edhe bora është e shkrirë, këto vetura mund të ngjiten akoma më lart por me trashësinë e borës tashmë grupi duhet të kthehet, dhe gjatë kthimit rruga është më e lehtë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU