ZAEV DHE ZVIZDIQ ME MARRËVESHJE TË RE, PREJ SOT VETËM ME LETËRNJOFTIM NË BeH

481
0
SHPËRNDAJE

Qytetarët e Maqedonisë dhe Bosnjë dhe Hercegovinës prej sot do të mund të udhëtojnë në të dy vendet vetëm me letërnjoftim. Marrëveshja për këtë mundësi u nënshkrua sot nga Kryeministri Zoran Zaev dhe Kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Denis Zvizdiq. Kryeministri Zaev në një konferencë të përbashkët shtypi theksoi se kjo tashmë është një praktikë që Maqedonia e ka vendosur më parë edhe me Serbinë edhe me Shqipërinë. Përveç lehtësimit të lëvizjes së qytetarëve, me marrëveshjen e sotme të nënshkruar, lehtësohen kushtet për nxënësit e arsimit fillor dhe të mesëm, si dhe studentët që do të studiojnë në kushte të barabarta si studentët vendor. Tarifa e shkollimit do të jetë e njëjtë me atë të studentëve nga vendi. Zvizdiq vlerësoi se nuk ka çështje të hapura midis dy vendeve.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU