CARRAGHER PEZULLOHET NGA SKY SPORT PAS GJESTIT QË E BËRI DITË MË PARË

583
0
SHPËRNDAJE

Carragher ditë më parë pështyu në drejtim të një vajze

Legjenda e Liverpoolit, Jamie Carragher është pezulluar nga puna e tij në Sky Sports pasi pështyu në drejtim të një vajze 14 vjeçare, ditën e shtunë kur u zhvillua derbi mes, Manchester United dhe Liverpoolit.

Kompania e njohur mediatike e ka quajtur gjestin e Carragherit si të shëmtuar dhe se nuk lejon që punonjësit e saj të bëjnë veprime të tilla.

“Sky e merr këtë çështje jashtëzakonisht seriozisht dhe dënon fuqishëm veprimet e Jamie”, tha Sky në një deklaratë. “Ne sot i kemi bërë atij të qartë personalisht dhe e pezulluam atë nga detyrat e tij. Ajo bie shumë poshtë standardeve që presim nga njerëzit tanë “.

Po ashtu edhe Carragher ka kërkuar falje për gjestin e tij duke thënë se ka qenë veprim i momentit i bërë pas humbjes se Liverpoolit ndaj Unitedit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU