SI T’I NJOHIM SIMPTOMAT E ETHEVE SCARLET

625
0
SHPËRNDAJE

Simptomat e etheve Scarlet përfshijnë dhimbje koke, ethe dhe skuqje lëkure

Shërbimet mjekësore kërkojnë nga prindërit që të ndjekin shenjat e infeksionet te fëmijët e tyre, pasi numri i rasteve është dyfishuar në pesë vitet e fundit.

Rastet me ethet Scarlet kanë arritur numrin prej 12 mijë që nga mesi i shtatorit të kaluar, sipas Public Health England (PHE).

Mesatarja për të njëjtën periudhë në pesë vjetët e fundit ishte 4,480.

Ethet Scarlet është sëmundje ngjitëse dhe është shumë e zakonshme te fëmijët nën moshën 10- vjeçe se sa te të rriturit dhe duhet kërkuar ndihmën e mjekut.

Simptomat e hershme të etheve Scarlet përfshijnë dhimbje të fytit, dhimbje koke, ethe dhe gjëndra të fryra në qafë, sipas NHS-së.

Simptomat mund të pasohen nga një skuqje në trup, një fytyrë e kuqe dhe një gjuhë e bardhë ose e kuqe.

Skuqja zakonisht fillon në gjoks ose bark, dhe përhapet në zona të tjera të trupit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU