LIROHET AZEM SYLA

452
0
SHPËRNDAJE

Ish-komandanti i UÇK-së dhe ish deputeti i PDK-së, Azem Syla është liruar nga paraburgimi. Këtë lajm e ka bërë të ditur avokati i tij, Besnik Berisha. Berisha ka bërë të ditur se sot Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për zgjatjen e masës së paraburgimit kundër  Azem Syla.

“Gjykata ka aprovuar kërkesën e mbrojtjes për lirim të menjëhershëm nga masa e paraburgimit. Z. Syla do të mbrohet në liri”, ka thënë Berisha. Gjykimi ndaj Sylës është transferuar për tek gjykatësit vendor para disa javës.

Gjykimi ndaj tij për akuzat për rastin ”Toka” do udhëhiqet nga gjykatësi Beqir Kalludra.

Syla akuzohet për keqpërdorim dhe tjetërsim pronash në Prishtinë. Bashkë me të akuzohen edhe disa persona tjerë në rastin e njohur si “Toka”.

Në dhjetor të vitit 2016, Azem Syla ishte deklaruar i pafajshëm.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU