SPALLETTI SULMON LOJTARËT: THONË QË JEMI TË MIRË, POR INTERI KA FARE PAK CILËSI

480
0
SHPËRNDAJE

Interi barazoi sërish 0-0 ndaj Napolit, duke bërë që të kaltrit të humbasin kreun e klasifikimit të Serisë A

Trajneri i skuadrës milaneze, Luciano Spalletti është i kënaqur nga ndeshja, duke u shprehur se ishte “e mirë në aspektin taktik”. Por, kur u pyet për objektivat e skuadrës së tij, që tashmë ka dalë nga zona Champions, u shpreh me fjalë të ashpra për lojtarët që ka në dispozicion.

“Nuk kemi vazhdimësi. Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë në ndeshjen e ardhshme. Nuk jam i bindur se Interi ka gjithë atë cilësi për të cilën flitet. Nëse një skuadër kërkon që të mbajë kundërshtarin të mbyllur në mbrojtje, duhet të ketë disa cilësi. Napoli i ka cilësitë. Ne nuk kemi luajtur ndonjëherë futboll fantastik”, deklaroi Spalletti.

Por, mesfushori Antonio Candreva nuk e mendon kështu.“Ato fjalë i tha që të na motivojë. Ne e dimë që kemi cilësi, por duhet ta tregojmë gjithmonë këtë”, deklaroi Candreva.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU