HEBRENJTË E DEPORTUAR NGA MANASTIRI: “MARSHI I JETËS” NËPËR “SOKAKUN E GJERË”

466
0
SHPËRNDAJE

Mbi 2000 persona sot marshuan nëpër “Sokakun e gjerë” duke dërguar mesazh për paqe dhe kozmopolitizëm në botë. Shënimi I mëngjesit të kobshëm më 11 mars filloi në kabinetin e kryetares së komunës Natasha Petrovska me këngë nga mysafirët nga Gjermania dhe Izraeli.

Në radhët e para të “Marshit të jetës” ishte ambasadori I Izraelit në vend, Dan Orijan dhe kryetari I kuvendit, Talat Xhaferi.

“E shohim gjithë këtë mbështetje dhe jemi të kënaqur nga ky bashkëpunim. Kjo gjë na inkurajon, të themi se jemi të sigurt se kjo do të kontribuojë për zhvillimin e raporteve të ndërsjella mes Izraelit dhe Maqedonisë dhe do të mundësojë që përsëri të tregohet historia e hebrenjve të Maqedonisë”, tha Dan Orijan, Ambasador i Izraelit në Maqedoni.

“Në bashkëpunim me ambasadorin e Izraelit në Maqedoni, me bashkësinë e hebrenjve në RM, Kuvendi u kyç në shënimin e 75 vjetorit nga dëbimi I hebrenjve prej këtu. Me këtë rast, jemi sot këtu si delegacion nga Kuvendi”, u shpreh Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit të RM-së.

Deputeti Aleksandar Kiracovski tha se Maqedonia duhet të dërgojë mesazh për paqe dhe bashkëjetesë.

“Do të marshojmë në nder të Hebrenjve të deportuar nga Maqedonia, nga Manastiri, viktimave të holokaustit. Me këtë do të dërgojmë mesazh për paqe dhe bashkëjetesë. Përmes këtij marshi në mënyrë simbolike do ta prezantojmë shtegun ku kanë ecur 793 familjet e deportuara”, tha Aleksandar Kiracovski, Deputet në Kuvendin e RM-së.

Marshi komemorativ në mënyrë autentike ka prezantuar deportimin e Hebrenjve para 75 viteve. Marshi filloi para Shtëpisë së shëndetit në Manastir dhe përfundoi tek stacioni hekurudhor.

Ngjarja qendrore përfundoi me vendosjen e luleve tek “binarët e lamtumirës” në shenjë respekti ndaj Hebrenjve të deportuar nga Manastiri. Gjithashtu tek varrezat e hebrenjëve u promovua edhe “Shtegu I Jerusalemit” .

Përgatiti Jovica Paunoski

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU