GODITET BANDA E GRABITËSVE, 16 SHQIPTARË TË ARRESTUAR

421
0
SHPËRNDAJE

Karabinierët italianë arrestuan 18 persona, 16 prej të cilëve shqiptarë dhe dy italiane pas një hetimi për vjedhje dhe grabitje me pasoja të rënda në zonën e Kazertës. Hetimet kanë nisur që nga viti 2015, pas një grabitjeje të dhunshme në një banesë në Liberi.

Episodi më i përgjakshëm i këtij grupi ka ndodhur më 16 maj 2017 gjatë një vjedhje në një shtëpi. Një nga shqiptarët, duke parë veten në rrezik, qëlloi mbi policinë, shkruan OraNews. Grupi vepronte gjithmonë i armatosur dhe grabitësit përdorinin rroba të zeza dhe maskoheshin për të humbur gjurmët.

Mbi të akuzuarit rëndojnë pesë grabitje dhe 34 vjedhje.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU