NJË HERË NË DITË HANË BUKË! FAMILJA RUSHITI MBIJETON ME 2000 DENARË

648
0
SHPËRNDAJE

Numer kontakti me familjen:

070 573 235 Ibrahim Rushiti

Kanita 9 vjeçe po i bën gati drunjtë për të ngrohur shtëpinë e tyre të vjetër.

Vëllai i saj  13 vjeçar është me aftësi të veçanta mendore.

Kur i kërkuam që të na tregojë për dëshirat e saj fëmijërore ajo shpërtheu në lot.

Familja Rushiti është pesë anëtarëshe dhe jeton në fshatin Hotël të Kumanovës.

Për shkak kushteve të këqija, ata shpesh herë mbesin pa bukë.

I zoti shtëpisë thotë se punon kur ka, ndërsa shpesh nuk mund tua plotësoj dëshirat fëmijëve.

“Kur nuk ka, njeri ka probleme, se kur ke të holla nuk ka probleme. Kjo shkon rregullisht në shkollë nuk e ka lënë shkollën asnjëherë. Nuk marr ndihmë për fëmijën e tretë. Për fëmijën e tretë nuk marr për shkak se gruaja ime është e Kosovës prindërit i ka të Kosovës. Ndihmë sociale marr 2 mijë denarë, nuk e dinë çfarë të bëjë së pari herë me ato para. Kur ka unë punës nuk i them jo, nuk e zgjedh punën kur ka punoj. Fëmija çfarë kërkojnë nuk mundesh të ia plotësosh dëshirat se nuk ka se si”, u shpreh Ibrahim Rushiti.

Familja ka një kuzhinë të improvizuar, pa ujë, ndërsa frigoriferi thuajse është  i thatë. Nëna e tre fëmijëve thotë se bukë hanë vetëm një herë në ditë.

“Të them të drejtën vetëm një herë, ka raste që edhe nuk kemi, duhet të shkojmë tek fqinjët atje poshtë të kërkojmë bukë, drek ose dark, se nuk ka. Fëmija i vogël me pelena”, shtoi Lulzime Rushiti.

Ata druajnë edhe nga shembja e dheut, që mos të ua rrëzoj shtëpinë.

5 anëtarët jetojnë vetëm me 2 mijë denarë ndihmë sociale në muaj.

Kjo familje kërkon nga gjithë personat human që t’ia shtrin dorën dhe ta ndihmojnë që edhe fëmijët e tyre të rriten dhe ta gëzojnë jetën si gjithë fëmijët e tjerë.

Përgatiti Afrim Jonuzi

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU