SKANDALI NË KOMISIONIN ANTI-KORRUPSION, ARIF MUSA: QEVERIA PO BËN PRESION PËR TA NDËRRUAR FORMATIN

607
0
SHPËRNDAJE

Me hyrjen e policisë financiare në Komisionin Anti-korrupsion është bërë sulm direkt ndaj këtij trupi i pavarur, thotë ish-kryetari i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Arif Musa. Ai pajtohet se joefikasiteti është një prej epiteteve që i meriton jo vetëm kjo përbërje, por edhe të gjitha që kanë qenë më herët. Se ka pasur dyshim ose mundësi për keqpërdorim të tillë të parave të popullit në këtë institucion, është diçka e pabazë, u shpreh Musa. Sipas tij, ky është vetëm presion që anëtarët e komisionit sa më shpejtë t’i paraqesin dorëheqjet e tyre dhe të krijohet komision i ri, i cili do të jetë i afërt me pushtetin aktual.

“A e dini si është kjo, ngjan sikur ata duan komision të ri dhe vendosën këtë ta zgjidhin me trysni për të paraqitur dorëheqje. Nuk flas për efikasitetin, nuk i mbroj në atë pjesë. Domethënë, pushteti tani po merret me këtë Komision, sepse dëshiron ta ndryshojë përbërjen e tij. Absolutisht është ashtu”, u shpreh Arif Musa, ish anëtar i Komisionit Anti-Korrupsion.

Nga ana tjetër, sektori joqeveritar nuk pajtohet me pohimin se anëtarët e Anti-korrupsionit nuk kanë bërë shkelje të madhe të Ligjit. Emina Nuredinovska nga Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar, e cila për shumë vite punon rreth problemit me korrupsionin në Maqedoni, thotë se është e palejueshme që ata të cilët paguhen të bëjnë kontroll mbi harxhimin e parave të qytetarëve, e keqpërdorin funksionin e tyre dhe bëjnë korrupsion, siç ka treguar revizioni i brendshëm.

“Nëse mundet në sektorin publik rregullisht të ketë kontrolle nga policia financiare, nga DAP atëherë pse të mos ndodhë kjo edhe në institucionet shtetërore, ku më parë  në raportin revizor janë hasur keqpërdorime. Nuk është e rëndësishme se a bëhet fjalë për shuma të vogla ose të mëdha, pasi që bëhet fjalë për komisionin shtetëror për parandalim të korrupsionit”, tha Emina Nuredinovska, nga Qendra Maqedonase për Bashëpunim Ndërkombëtar.

Gazetarët Kristina Ozimec dhe Goran Lefkov mendojnë se nuk duhet tu falet, nëse është vërtetuar se ata të cilët duhet të jenë rojtarë të arkës shtetërore kanë bërë keqpërdorime me ato të holla. Ata folën edhe në lidhje me shumat e mëdha të cilat i marrin deputetët për shpenzimet rrugore, gjë që u mundësohet ligjërisht.

“Mendoj se problemi me shpenzimet rrugore jo vetëm tek deputetët, por ja edhe tek anëtarët e komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit, mendoj se kjo gjë bëhet edhe në shumë institucione të tjera dhe në shumë nivele tjera. Mendoj se ky është një tregues mbi atë se si funksionojmë ne si shoqëri”, tha Kristina Ozimec, gazetare.

“Realisht një kilometër rrugë deputetëve u kushton 6 deri në 8 denarë, varet nga çmimi i naftës, ndërsa sipas kësaj formule ata për një kilometër marrin nga 20 deri më 25 denarë. Domethënë kjo është për disa herë më shumë. Problemi nuk është aq naiv dhe problemi nuk është vetëm tek ata 120 ose 80 deputet të cilët marrin të holla për shpenzime rrugore. Për shkak të atyre deputetëve ekonomia jonë ka rënë në gjunjë”, tha Goran Lefkov, gazetar.

Para dy ditësh TV21 informoi se pas skandalit në Komisionin shtetëror për parandalimin e korrupsionit, policia financiare i kontrolloi dokumentet dhe punën në këtë institucion gjatë 3 viteve të fundit. Pas revizionit të mbrëmshëm u zbulua se ekziston dyshim se anëtarët e komisionit i kanë keqpërdorur të hollat e shpenzimeve rrugore. Pa presionit nga publiku dhe mediat, 5 nga 7 anëtarët e komisinit kanë dorëzuar dorëheqje, këtë gjë e ka bërë edhe kryetari i komisionit Igor Tanturevski i cili ende pohon se është i pastër dhe se bëhet fjalë për presion nga ana e qeverisë. Nga qeveria deklaruan se në qoftë se dëshmohet se ka pasur shkelje të ligjeve, anëtarët e komisionit do të mbajnë përgjegjësi.

Përgatiti: Ile Petrevski

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU