ERDOGAN: NATO-JA TA PËRKRAHË TURQINË NË OPERACIONIN NË SIRI

522
0
SHPËRNDAJE

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan e akuzoi sot NATO-n për dështimin e mbështetjes së operacionit ushtarak turk “Dega e Ullirit” që ishte i orientuar kundër luftëtarëve kurdë në Sirinë Veriore. “NATO, ku je?”, pyeti Erdogani, duke ju drejtuar mbështetësve të tij.

Ai akuzoi Aleancën për standarde të dyfishta.Erdogani gjithashtu sugjeroi që Turqia të dërgonte ushtrinë e saj në zona konflikti kur u kërkua ta bënte këtë, por në këmbim nuk mori mbështetje.

Presidenti turk i ka bërë thirrje NATO-s që të mbështesë vendin e tij, duke vënë në dukje se “kufijtë e saj aktualisht janë duke u kërcënuar”.

Turqia më 20 janar e nisi operacionin “Dega e Ullirit” në qytetin Afrin,i cili ishte i orientuar kundër Forcave Popullore Siriane dhe Partisë së Unitetit Demokraik, që Ankaraja i konsideron si organizata terroriste të lidhura me Partinë e paligjshme Punëtore Kurde.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU