AMBASADORI AMERIKAN NË SERBI: S’KA ARSYE QË DIALOGU KOSOVË-SERBI TË KETË KRIZË

451
0
SHPËRNDAJE

Ambasadori amerikan në Serbi, Kyle Scott ka thënë që nuk ka asnjë arsye që dialogu Kosovë-Serbi të futet në krizë serioze, duke shtuar se dialogu i brendshëm i Serbisë lidhur me çështjen e Kosovës ka shënuar përparim.

Scott të premten tha për O2 TV, se ai ka informacione se dialogu teknik i javës së kaluar në mes të dy delegacioneve ka shkuar “mjaft mirë”. Ai bëri të ditur se për disa ditë pritet një takim tjetër në mes të palëve negociuese.

Kujtojmë se kryenegociatorët nga Brukseli dhe Prishtina, Marko Gjuriq dhe Avni Arifi së bashku me ekipet e tyre, u takuan në Bruksel më 26 dhe 27 shkurt për diskutime mbi zbatimin e marrëveshjeve të arritura ndërmjet dy palëve në Bruksel.

Sidomos për lirinë e lëvizjes, drejtësinë, Asociacionin, Urën në Mitrovicë dhe energjinë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU