TRIDHJETË SHTËPI TË IZOLUARA PËR SHKAK TË PËRMBYTJEVE

449
0
SHPËRNDAJE

Për banorët e vetmja mënyrë për të kaluar nga njëra anë e fshatit në tjetrën është vetëm me varka.

Ndonëse reshjet kanë pushuar, niveli i ujit në Obot vijon të jetë i lartë, ndërkohë që sipërfaqja që ndodhet nën ujë arrin 2 mijë e 285 ha. Të gjendur përballë kësaj situate, banorët duket se janë dorëzuar, ndërsa kërkojnë ndërhyrjen e shtetit për normalizimin e situatës.

Edhe këtë të premte forcat e ushtrisë ndodhën në terren që të ndihmojnë banorët për të lëvizur, ndërsa po dërgojnë ushqime në banesat e rrethuara nga uji. Nga prurjet e ditëve të fundit janë të izoluara në total 30 shtëpi në dy fshatra të kësaj zone. Shkak i përmbytjeve janë bërë reshjet e shiut dhe shkarkimet e HEC-eve. Pak ditë më parë kryebashkiakja e Shkodrës kërkoi shpalljen e emergjencës, por ajo nuk është pranuar nga Prefekti. Për të parë nga afër situatën në Obot, ishte edhe kryetari i Partisë Demokratike Lulizim Basha. Pasi është njohur me situatën, ai bëri thirrje që të shpallet gjendja e emergjencës.

Basha tha se opozita është ne krahun e qytetarëve me te gjitha format institucionale dhe politike.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU