CAKTOHET DATA E VAZHDIMIT TË DIALOGUT TEKNIK KOSOVË-SERBI

478
0
SHPËRNDAJE

Zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Kocijançiç ka njoftuar se rundi i ri i dialogut teknik ndërmjet Kosovës e Serbisë në Bruksel do të mbahet nga data 19 deri më 21 mars.

Sipas saj, në rend të ditës do të jetë: zbatimi i marrëveshjes për Asociacionin e Komunave Serbe (AKS), për Energjetikën, urën mbi Ibër në Mitrovicë, Lëvizjen e lirë dhe administrimin e integruar të kufirit.

Kujtojmë se kryenegociatorët nga Brukseli dhe Prishtina, Marko Gjuriq dhe Avni Arifi së bashku me ekipet e tyre, u takuan në Bruksel më 26 dhe 27 shkurt për diskutime mbi zbatimin e marrëveshjeve të arritura ndërmjet dy palëve në Bruksel.

Sidomos për lirinë e lëvizjes, drejtësinë, Asociacionin, Urën në Mitrovicë dhe energjinë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU