MAKPROGRESS VINICA ME BREND TË RI – FANTAZIA

550
0
SHPËRNDAJE

 

Kompania maqedone me renome “Makprogres” tanimë në mënyrë zyrtare lëshoi në përdorim produktet e reja, të përpunuara dhe të paketuara në brendin e ri te quajtur Fantazia. Bëhet fjalë për produkte të cilat janë gjysmë të gatshme, të cilat do të mundësojnë kursim kohe dhe përgatitje më të lehtë.

Brendi Fantazia do t’i mundësojë tregut maqedonas produkte me receta të ndryshme, që përgatiten shpejt. Asortimentet e Fantazisë e përbëjnë mikes të ndryshem të ëmbëlsirave dhe keksave të kripura. Poashtu edhe shtojca për kek dhe kuzhinë që përdoren për ëmbëlsira, biskota dhe mafina. Prezantimi u bë në mënyrë solemne, ku të pranishmit kishin mundësi t’i provojnë shijet e reja të brendit Fantazia dhe të kënaqen nën tingujt e muzikës. Produktet nga qesja përgatiten shumë lehtë duke i shtuar edhe dy vezë, 100 ml vaj dhe 75 ml ujë. Duke i pjekur më pas në temperaturë 200 gradë, rreth 20 min.

Me lansimin e brendit të ri Fantazia do të hapen dhjetra vende puna, siç kumtoi edhe drejtori ekzekutiv i kompanisë, i cili tha se është paraparë të ketë reth 30 punësime. Makprogres në Vinicë momentalisht ka 640 të punësuar, ndërsa Donia në Prilep la të punësuar 140 persona, domethënë gjithësej 780 të punësuar. Shpërndajmë në 55 shtete në mbarë botën. Jemi të pranishëm nëpër të gjitha panairet, presim që në qershor të jemi në Nju Jork dhe atje t’I prezantojmë produktet. Ndërsa në muajin tetor në Paris.

Jemi present edhe në lindje si në shtetet e Afrikës Veriore dhe lindjes së afërt. Tregjet tona kryesore janë Evropa Qendrore dhe Evropa Juglindore dhe në vitet e fundit edhe tregjet në Evropën Perëndimore. Ne si kompani mendojmëqë çelsi I suksesit është zhvillimi i vazhdueshëm.

Makprogres filloi para 28 vitesh nga një kompani familjare, në një garazhë, duke shitur me shumicë. Më pas kemi investuar nonstop në kontinuitet. Tani për tani në Maqedoni ka dy fabrika.

Në gjysëmvjetorin e dytë është paraparë që kompania të nis me aktivitete të ndërtimit, duke ndërtuar edhe një fabrikë të re. Me këtë aksion drejtori ka paraparë që të rritet kapaciteti dhe të përmirësohen kushtet për punë, si dhe produktiviteti.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU