“BRENDA DISA DITËSH DO TË DORËHIQEN RRETH 13 DEPUTET NGA VV-JA”

615
0
SHPËRNDAJE

Analisti politik, Astrit Gashi ka komentuar dorëheqjen e Shpend Ahmetit nga Lëvizja Vetëvendosje dhe ka paralajmëruar se në këtë parti do të ketë edhe dorëheqje tjera. Sipas Gashit pritët që brenda disa ditësh të dorëhiqen rreth 13 deputet nga VV ku këta të fundit sipas Gashit do të formojnë së pari një grup parlamentar duke i hapur rrugë formimit të një partie politike.

“Doreheqja e Shpend Ahmetit nga VV, hap rrugen per doreheqjet tjera, te cilat po prisnin qe disa jave qe vet Shpendi te niste ciklin. Brenda disa ditesh do te dorehiqen rreth 13 deputet. Keta te fundit do te formojne se pari nje grup parlamentar, e me pas do te hapin rrugen per themelimin e nje partie te re politike. Rruget e ndara jane me te mira se qendrimi brenda ku as nuk don dhe as nuk te duan me!”, thuhet në postimin e Gashit.

Ndryshe mbrëmë ka dhënë dorëheqje nga Vetëvendosja, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.  Ai këtë dorëheqje e arsyetoi me mospajtimet brenda kësaj partie.

Kujtojmë se dorëheqje nga Lëvizja Vetëvendosje ka dhënë fillimisht deputetja Aida Derguti, më pas edhe kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, nënkryetari Dardan Sejdiu, deputetja Shqipe Pantina, deputeti Faton Topalli, Dardan Molliqaj, Frashër Krasniqi, Driton Çaushi dhe anëtari i Kryesisë, Zgjim Hyseni.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU