PACOLLI JEP NJË LAJM TË MIRË PËR KOSOVËN  

660
0
SHPËRNDAJE

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli me anë të një postimi në Facebook ka thënë se brenda pak ditësh Kosova do t’i vendosë marrëdhëniet diplomatike me Gambian gjithashtu ka shtuar se  Kosova po fuqizohet ne arenën ndërkombëtare.

Ky deklarim i ministrit vije pasi që Kosova së shpejti do t’i vendosë marrëdhëniet diplomatike me shtetin e Gambias duke e akredituar edhe ambasadorin tonë jo rezident në këtë shtet. “Edhe një lajm i mirë për shtetin e Kosovës dhe fuqizimin e saj në arenën ndërkombëtare. Përkundër përpjekjeve dëshpëruese tê fqinjit tonë verior, Republika e Kosovës po vazhdon të shënojë suksese.Lajmi i mirë vjen nga Gambia, e përfolur dhe e shënjestruar nga kundërshtarët tanë. Marëdhëniet diplomatike me këtë shtet do ti vendosim brenda pak ditësh duke e akredituar edhe ambasadorin tonë jo rezident në këtë shtet. Falenderim i madh për presidentin, qeverinë dhe popullin e Gambias”, thuhet në postimin e Pacollit në Facebook.

Gambia është shtet i vogël që gjendet në Afrikë dhe ka një popullsi prej 2 milionë banorësh. Kryeqytet i Gambias është Banjuli dhe gjuha zyrtare në këtë vend është anglishtja.

 

 

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU