ADMINSTRATORËT E MO-SË DO TË SISTEMOHEN NË TËRË SEKTORIN PUBLIK

758
0
SHPËRNDAJE

Të punësuarit sipas Marrëveshjes së Ohrit të cilët nuk janë sistemuar në vendet e punës, do të fitojnë mundësi që të shkojnë në vende të punës jo vetëm në administratën publike sikur praktika e deritanishme, por do të mund të transferohen në tërë sektorin publik, që nënkupton se mundet  të angazhohen në shkolla, çerdhe, ndërmarrje publike.

Kjo u mundësua prej kur u ndërruan katër ligjet që e mbulojnë këtë problematikë gjatë punësimeve, dhe me intervenim të amendamenteve në Ligjin për administratë publike.

Por si deklaroi sot ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski se 1.600 administratorët nga MO-ja, vendi i punës që do të ju ofrohet nuk nënkupton që ata duhet ta pranojnë.Nëse nuk e pranojnë do të jenë në listën e transferimeve që më pas do të mund të shpërndahen për nevojat e ndonjë institucioni tjetër nëse është e pranueshme nga ato.

Ndërsa gjithashtu njoftoi se të parët të cilët do të shpërndahen janë ato që i përmbushin kushtet për pozitat udhëheqëse, ku më pas vijon shpërndarja në pozicionet e tjera.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU