Filipçe: Sigurojmë sensorë për matjen e diabetit tek fëmijët

TË FUNDIT

Ministria e Shëndetësisë ka siguruar mjete për furnizimin e sensorëve për matjen e diabetit tek fëmijët, theksoi Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në paraqitjen e mbrëmshme në RTVM.

“Pas shumë vitesh kërkese nga prindërit, fëmijët e të cilëve kanë diabet, i sigurojmë sensorët për matjen e diabetit. Kjo do të thotë që një kategori e fëmijëve deri në një numër të caktuar të viteve të cilët imagjinoni ndonjëherë duhet të zgjohen edhe natën për të matur glikeminë, tani do të kenë sensorë që montohen në dorë dhe prindërit do të dinë saktësisht se cili është niveli i glikemisë. Me këtë plotësisht e rrumbullakësojmë procesin e modernizimit në këtë pjesë të trajtimit të pacientëve, përfshirë fëmijët me diabet. Terapi inovative që ofron jetesë cilësore, kontroll të lartë të glikemisë, mbrojtje të sistemit kardiovaskular dhe jam veçanërisht i lumtur që këtë vit kemi siguruar mjete për t’i siguruar edhe këta sensorë të cilët besoj se do t’i kenë muajt e ardhshëm”, tha Filipçe.

Ministri theksoi se në vend që nga fillimi i krizës kovid, kërkesa për insulinë është rritur për 20 për qind, por tani ka mjaft insulinë, dhe kjo terapi është e njëjtë me atë në vendet më moderne në botë.

“Falë terapisë inovative të insulinës, këto janë insulina që tani në vend që të shpojnë, te një pjesë e pacientëve mund të merret tabletë, më tej insulinë e cila në vend se disa herë në ditë shpohet vetëm një herë edhe atë në çfarë do kohe të ditës dhe nuk duhet të mbahet llogari ngrënia, qoftë para ngrënies, madje sa duhet ngrënë, qoftë pas ngrënies, etj. Pra, molekulat më moderne që e kontrollojnë glikeminë, më tej molekulat e insulinës që e mbrojnë zemrën dhe enët e gjakut për shkak të efekteve anësore të sheqerit, për shkak të diabetit dhe është e gjithë kjo është proces i modernizimit që e kemi filluar dy vjet më parë, tani e vazhdojmë përveç atyre tre ilaçeve, tani do të ketë dy shtesë. Pra, pesë molekula të reja të insulinës tani për dy vitet e ardhshme, gjë që e rrit ndjeshëm cilësinë e jetës së pacientëve me diabet”, tha Filipçe.