ASNJË PARTI NUK KA VOTA TË MJAFTUESHME PËR TË QEVERISUR ITALINË

596
0
SHPËRNDAJE

Koalicioni i krahut të djathtë i ish-kryeministrit, Silvio Berlusconi është duke prirë në rezultatet e pjesshme të zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën dje në Itali, megjithatë sipas rezultateve se asnjë parti nuk ka fituar vota të mjaftueshme për të qeverisur vetëm. Sondazhet tregojnë që Berlusconi pritet të sigurojë 248 deri në 268 ulëse të Parlamentit, por të pamjaftueshme për shumicë.

Blloku i mbështetur nga Berlusconi përfshinë partinë e tij Forca Itali, partinë anti-migrante Liga dhe partinë e ekstremit të djathtë, Vëllezërit e Italisë. Në Itali dje u zhvilluan zgjedhjet parlamentare, në të cilat italianët votuan për 630 deputetë të dhomës së ulët të Parlamentit dhe për 315 anëtarë të Senatit. Megjithatë, fillimi i votimit u përcollë me parregullsi të shumta. Autoritetet në Palermo para fillimit të votimit u detyruan të rishtypin mbi 200 mijë fletëvotime.

Qytetarët në Romë u ankuan se nuk po kuptojnë fletëvotimet, të cilat i cilësuan si tejet të komplikuara. Nëse ngadhënjen koalicioni i tij, Berluskoni nuk do të jetë kryeministër, pasi që nuk mund të ushtroi funksion publik deri në vitin e ardhshëm, pasi që është shpallur fajtor për evazion fiskal.

Në vend të tij, kandidat i koalicionit të Berluskonit për kryeministër do të jetë Presidenti aktual i Parlamentit të Evropës, Antonio Tajani.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU