A KEMI SISTEM TË QËNDRUESHËM FINANCIAR? QYTETARËT NUK NDJEJNË SE KA NDONJË PËRMIRËSIM

758
0
SHPËRNDAJE

Gjendja e sektorit bankar dhe financiar në vend është i qëndrueshëm. Ky është konsatitmi i Ministrisë së Financave dhe Bankës Popullore të Maqedonisë. Guvernatori, Dimitar Bogov, përveç se pohon për qëndrueshmëri financiare, gjithashtu thotë se rreziqet sistemore janë minimale.

“E gjithë kjo tregon se veçanërisht sektori bankar  është i mirëkapitalizuar dhe me likuiditet të lartë, i përgatitur për ta mbështetur ekonominë vendore”, u shpreh Dimitar Bogov, Guvernator i Bankës Popullore të RM-së.

Ministri i financave Dragan Tevdovski, duke folur për inevstimet kapitale tha se realizimi i tyre në fund të 2017-ës, ndonëse me vështirësi, është bërë në nivel rekord dhe se për të njejtat ende po bëhen përpjeke.

“Edhe pse në fillim të vitit 2017 kishte rënie serioze, tani, absolutisht çdo ditë, bëjmë presion dhe presim që Maqedonia në2018-ën të ketë nivel dukshëm më të lartë të investimeve kapitale në krahasim me vitin 2017”, tha Dragan Tevdovski, Ministër i Financave.

Ndonëse qeveria trumpeton për rritje ekonomike dhe stabilitet financiar, shumica e qytetarëve këtë nuk e shohin askund. Ata ankohen  për papunësi dhe braktisjen e shtetit nga ana e të rinjve.

“Mendoj që nuk ka, dhe atë tashmë për një kohë të gjatë dhe nuk po shihen të vijnë kohëra më të mira. Ja tani i japim shans qeverisë së re të na nxjerrë nga  gropat ku jemi futur. Megjithatë me vaazhdimin e politikave që po bëjnë, me administratën e madhe, me mospunën e fabrikave, me atë që fuqia blerëse e qytetarëve ka rënë, me atë që rinjtë të gjithë na ikën jashtë, se nuk mendoj se kanë ikur sepse ka stabilitet financiar, mendoj se nuk jemi në situate të lakmueshme”.

“Mendoj se jo”.

“Tani për tani po”.

“Nuk ka. Punon por në dorë nuk ke asgjë”, u shprehën disa qytetarë.

Për politika të gabuara ekonomike shpesh reagojnë edhe nga opozitarja VMRO-DPMNE, sipas të cilëve këto politika po i varfërojnë qytetarët e vendit.  Për këtë, shpjegimi i pozitës LSDM është se problemet më të mëdha në planin ekonomik i ka bërë pikërisht pushteti e kaluar në 11 vitet e tij të qeverisje.

Gazetar: Besir Arifi 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU