NPK-ja nuk e mban fjalët, Tetova edhe sot pa ujë të pijshëm

TË FUNDIT

Sot po bëhen 6 ditë që kur qyteti i Tetovës është pa ujë të pijshëm.

Edhe pse nga NPK-ja dje deklaruan se defekti do të sanohet në mbrëmje, kjo nuk ka ndodhur dhe tetovarët edhe sot nuk kanë ujë të pijshëm, transmeton TV21.

Defekti i tubit kryesor që furnizon qytetin e Tetovës nga ujësjellësi i Leshnicës u dëmtua nga rrëshqitjet e dheut para pesë ditës dhe  pjesa më e madhe e qytetit vazhdon të ketë mungesë por nga NPK njoftuan se janë të detyruar që të fillojnë me restrikcion të ujit për pije edhe atë nga ora 08:30 deri 11:30 si dhe pasdite nga 15:00 deri 18:00, kurse nga mesnata nga ora 00:00 deri në orën 05:00./TV21