“PASHA JETËN”, 1 MILION PËR 24 ORË

1314
0
SHPËRNDAJE

Kënga ishte një hit instant sapo doli dje në Youtube, e suksesi po vazhdon

Kënga nga Majk dhe Capital T, e titulluar “Pasha Jetën”, me një videoklip shumë të bukur të xhiruar në Shkup, brenda 24 orëve ka mbledhur mbi 1 milion klikime, shkruan rtv21.tv.

Përveç klikimeve kënga ka fituar edhe 36 mijë pëlqime e mbi 2 mijë komente, shumica nga to shumë të mira.

Edhe Majk e shënoi këtë milion klikimesh me një postim në Instagramin e tij, duke shkruar: “1 milion , 24 h, faleminderit te gjitheve , shume dashni per juve pasha jeten”./21Media

majkaveli

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU