MICKOSKI KËRKON TËRHEQJEN E SHQIPES, XHAFERI: AMENDAMENTET, VENDIM POLITIK PËR TË BLLOKUAR KUVENDIN

573
0
SHPËRNDAJE

VMRO DPMNE është e prerë në qëndrimin e sajë për ligjin e gjuhëve. Kryetari i kësaj partie Hristian Mickovski, si kompromis e sheh vetëm tërheqjen e tërësishme të ligjit dhe formimin e një grupi ekspertësh i cili do të modifikonte ligjin në atë mënyrë që, siç thotë, do të jetë në pajtueshmëri me kushtetutën.

“Po ekziston një zgjidhje tjetër, të tërhiqet ligji nga procedura parlamentare, të formohet një grup pune në të cilin do të merrnin pjesë të gjitha partitë parlamentare. Do t’i ftojmë edhe ekspertët, edhe përfaqësuesit e Akademisë së Shkencave të Maqedonisë, por edhe një përfaqësues i kabinetit të Presidentit, të ulemi dhe të bëjmë një akt, i cili do të ishte kushtetues e pastaj edhe i zbatueshëm”, tha Hristijan Mickovski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Në emisionin Top Tema kryetari i kuvendit Talat Xhaferi tha se paraqitja e 35 mijë amendamenteve është vendim politik për të bllokuar punën e kuvendit.

“Në leximin e dytë të ligjit për gjuhët ata dorëzuan 85 amendamente,  por më pas nuk u paraqitën në Komisionin ku do të diskutoheshin. Dorëzimi i 35.000 amendamenteve është një vendim politik për të bllokuar Kuvendin në qoftë se fillon debati për ata”, tha Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.

Sekretari i LSDM-së Aleksandër Kiracovski tha se reformat në ligjet të cilat kërkojnë 2/3 e shumicës varet nga VMRO DPMNE  dhe ftoi që kjo parti të kthehet në kuvend.

“Nëse Kuvendi do të vazhdojë të punojë, veçanërisht në pjesën e ndryshimeve të domosdoshme të Ligjit, të cilat kërkojnë dy të tretat e shumicës, në këtë moment varet vetëm nga VMRO-DPMNE-ja. Dera jonë për to është e hapur dhe shpresoj se në afat sa më të shkurtër do të zhbllokohen ato procese”, tha Aleksandër Kiravoski, sekretar i LSDM-së.

Kryetari i partisë opozitare Mickovski, paralajmëroi takim pune me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti në Shkup, ditën e shtunë. Temë e takimit do të jenë emri, ligjet reformuese, dialogu pushtet-opozitë, por edhe ligji për përdorimin e gjuhëve.

Përgatiti: Zimer Jashari

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU