DUA LIPA MBRON ME LIGJ EMRIN

623
0
SHPËRNDAJE

Askush nuk mund ta shfrytëzojë për përfitime materiale

Këngëtarja Dua Lipa, ka paraqitur dokumente në Zyrën Britanike të Pronësisë Intelektuale, duke e patentuar emrin e saj në mënyrë që askush mos të mund të shes veshje, këpucë, kozmetikë në emrin e saj.

Dua po thyen rekorde me këngën “New Rules”, ku ka arritur mbi një miliard klikime në YouTube, ndërsa vazhdon të kryesojë top lista botërore.

Kjo ka bërë që të kërkoj të përfitojë nga suksesi dhe të diversifikojë burimet e të ardhurave.

“Dua ka pasur një vit të suksesshëm, sidomos duke fituar çmimet “Këngëtarja më e mirë britanike ndër femra” dhe “Artisja e re më e mirë femër”, dhe po vazhdon me turnetë pa pushim për të bërë shumë para. Lëshimi i linjës së saj të rrobave, parfumeve apo kozmetikës do t’i rriste pasurinë dhe për këtë ka bërë lëvizjen e parë”, tha një burim për The Sun.

Sipas këtij burimi, dokumentet e markës tregojnë gjithashtu se ajo po kërkon të përdorë emrin për të promovuar muzikën me incizime digjitale./21Media

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU