LARGOHET PËRMENDORJA E ALEKSANDRIT TË MADH NGA AEROPORTI I SHKUPIT

1165
0
SHPËRNDAJE

Pasi që aeroportit të Shkupit nga “Aleksandri i Madh” iu ndryshua emri në “Aeroporti Ndërkombëtar Shkup”, sonte në orët e vona prej aty u largua edhe përmendorja e Aleksandrit të Madh. Kjo është përmendorja e dytë e cila është larguar nga qeveria e Zaevit, pas largimit të përmendores së Andon Qoses. Përmendorja e Aleksandit të Madh u vendos në pjesën e brendshme të aeroportit të Shkupit në vitin 2011 që kur kompania turke TAV filloi ta udhëheqë aeroportin. Kjo përmendore ishte dhuratë nga Murat Ornekoll, I cili është drejtor gjeneral I koncesionet TAV.

01 me logo 02 me logo 03 me logo 04 me logo

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU