BORXHET APO PROJEKTET SHQIPTARE?! CILI ËSHTË SHKAKU QË NUK RESTAUROHET SALLA UNIVERSALE?

597
0
SHPËRNDAJE

Salla universale në Shkup është lënë në harresë dhe jashtë funksionit, ndonëse kryetari i qytetit të Shkupit Petre Shilegov gjatë kampanjës zgjedhore premtoi për restaurimin e saj. Por cila është e vërteta që punët në këtë objekt nuk po nisin? Ditë më parë kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, tha se arsyeja e mosvazhdimit të rikonstruktimit të sallës Universale në Shkup janë borxhet e trashëguara nga qeverisja e kaluar.

“Në bashkëpinim me ministrinë e kulturës por përpiqemi të restartojmë projektin për rikonstruktimin e sallës Universale, fatkeqësisht për shkak të gjendjes së vështirë me mjete, në ministrinë e kulturës dhe në Qytetin e Shkupi, për shkak të pagesave të borxheve nga projekti “Shkupi 2014”, nuk kemi mundësi me buxhetin e vitit 2018. Jemi në koordinim me Ministrinë që në buxhetin e 2019-tës të ndajmë fonde për fillimin e rikonstruktimin të sallës Universale në Shkup”, tha Shilegov.

Tre ditë pas kësaj deklarate, në emisionin “200”, sekretari për kulturë i Ministrisë së Kulturës tha se ka qenë e vështirë që Ministria e Kulturës të bindet që të lërë anash sallën Universale të financojë projekte kulturore shqiptare.

“Shqiptarët marrin 500 milion denarë. kur të bëjmë matematikën, pra del nga 1.7 miliard denarë, ku aty hyjnë edhe borxhet e vjetra që i ka trashëguar Ministria e Kulturës, shqiptarët marrin 700 milion denarë, që është hera e parë. Nuk ka qenë e lehtë që të bindim Ministrinë e Kulturës që të lërë anash sallën Universale, e cila po bie në Shkup, dhe të rialokojmë mjetet për projektet”, u shpreh Valmir Aziri.

I pyetur sot nëse financimi i projekteve kulturore shqiptare është arsyeja e shtyrjes së rikonstruktimit të sallës Universale, Shilegov mohoi një gjë të tillë, duke thënë se mjetet për këto çështje janë të ndara nga njëra-tjetra.

“Kam thënë që pa marrë parasysh që dikush përpiqet të bëjë spine ditëve të fundit, Salla Universale, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, do të futet në financim dhe realizim gjatë vitit 2019. Qyteti i Shkupit financon kulturë. Nuk e ndajmë kulturën në baza etnike. Mjetet për sallën universale janë mjete për sallën universale”, shtoi Shilegov.

“Salla Universale”, gjegjësisht siç njihet si Qendra Publike Kulturore “Aleksandar Makedonski” – Shkup”, është mbyllur prej vitit 2015.

Përgatiti: Besir Arifi

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU