“60 VJET NË 60 MINUTA”

776
0
SHPËRNDAJE

Sevdai Radogoshi feston ditëlindjen me një “Stand Up Comedy”

Mjeshtri i humoristi kosovar i njohur për publikun mbarë shqiptar, Sevdai Radogoshi, sot feston 60 vjetorin e lindjes njëkohësisht dhe 45-vjet karrierë.

Me rastin e ditëlindjes, Sevdai Radogoshi do të shfaqë para publikut “Stand Up Comedy-n” me titull “60 vjet në 60 minuta” në Pallatin e Kulturës në Gjakovë në ora 19:00.

“Sonte ditëlindjen time të 60-të do ta ndaj me ju përmes disa tregimeve t’mia t’fëmijërisë dhe rinisë në Pallatin e Kulturës në Gjakovë! Ju falenderoj për dashurinë dhe gëzimin qe m’keni jap deri me sot! Ju paqa gjithmonë”- ka shkruar Sevdai Radogoshi në Facebook.

Sevdaiu Radogoshi lindi në Gjakovë më 26 shkurt 1958. Roli më i njohur i tij është Qumili por ai ka luajtur edhe dhjetëra role të tjera më të cilat i bënë shqiptarët të qeshin./21Media

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU