LJAJIÇ DHE NIKOLOVSKI NË BISEDË TELEFONIKE KANË FOLUR PËR PROBLEMIN E MIELLIT NGA SERBIA

711
0
SHPËRNDAJE

Për tejkalim të problemit me eksport të miellit nga Serbia në Maqedoni, nevojitet sa më shpejt që të arrihet një marrëveshje e pranueshme, për çka në koordinim do të punojnë ekipet e ekspertëve nga të dy ministritë. Këtë e deklaruan sot nga kabineti i zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit të Serbisë, Rasim Lajiç, pas bisedës telefonike me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujrave, Ljupço Nikolovski.

Në bisedën telefonike dy ministrat kanë biseduar për mënyrën se si të zgjidhet problemi i vështirësisë në eksportimin e miellit nga Serbia në tregun e Maqedonisë, pasi, siç theksohet në kumtesën, “Qeveria në Shkup ka ndryshuar procedurën e importit dhe mënyrën e lëshimit të pullave të kontrollit”.

“Ministri Lajiç dhe Nikolovski në bisedën telefonike kanë rënë dakord që ky problem duhet të zgjidhet, me ç’rast Lajiç ka shprehur shpresa se problemi do të zgjidhet deri në fund të kësaj jave”, informojnë nga kabineti i tij,

Dy ministrat kanë theksuar se në interes të ekonomisë të Serbisë dhe të Maqedonisë, është që qarkullimi i mallrave, njerëzve dhe shërbimeve të zhvillohet pa pengesa, si dhe vendosja e çfarëdo barriere jo-tarifore, masa dhe kontra-masa do të ketë efekt të dëmshëm ndaj shkëmbimit të mallrave në mes të dy vendeve, i cili nga viti në vit shënon rritje.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU