PANAIRI I LIBRIT KËTË VIT NË QS “BORIS TRAJKOVSKI”

683
0
SHPËRNDAJE

Panairi i librit sivjet do të mbahet në sallën e Qendrës Sportive “Boris Trajkovski” sepse Panairi i Shkupit tashmë nuk punon, si patronat i manifestimit.

“Nuk do të lejojmë zhdukje të kulturës së leximit, do t’i ndihmojmë  botuesit dhe adhuruesit e librit. Panairi i librit sivjet do të mbahet në sallën sportive “Boris Trajkovski”, ku Ministria e Kulturës tashmë ka biseduar me drejtuesit tek të cilët ekziston disponim që të ndihmojnë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës.

Në ditët e ardhshme Ministria e Kulturës do të organizojë disa takime me organizatorët dhe shoqatat e botuesve për Panairin dhe për sigurimin e përkrahjes së nevojshme .

Panairi i librit sivjet do të mbahet për të 30-tën herë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU