TË RINJTË BLEJNË BILETË PËR NJË DREJTIM, SI DERI TE NJË TREGIM E SUKSESSHËM BIZNESI NË MAQEDONI?

483
0
SHPËRNDAJE

Të rinjtë akoma nuk janë të kënaqur nga kushtet e jetës në Maqedoni dhe gjithnjë shumica prej tyre po vendosin të largohen dhe fatin e tyre ta kërkojnë në vendet e Evropës Perëndimore ose në destinacione përtej oqeaneve. Këto janë disa prej konkludimeve nga debati i mbrëmshëm “Klik Plus”.

“Informacioni se çdo i dyti i ri në vend planifikon ose mendon të largohet nga vendi, është befasues. Këtë e mësuam qysh në vitin 2013, kurse tek të rinjtë papunësia është 80%, që do të thotë se pothuajse çdo i ri, perspektivën e tij e sheh jashtë vendit. Kjo me të vërtetë është fakt zhgënjyes”, tha Marija Topuzovska Llatkoviq.

Në studion e TV21 i ftuam edhe të rinjtë, të cilët vetëm për disa vite kanë arritur ta realizojnë ëndrrën e tyre. Ata janë ndërmarrës dhe pronarë të bizneseve të ndryshme, njëri nga sfera e IT teknologjisë, kurse tjetra ka ueb-portal, i cili ofron zbritje grupore për shërbime të ndryshme. Ata pranojnë se kanë pasur mundësi të shkojnë nga Maqedonia, por kanë vendosur të investojnë në vendin tonë.

“Unë po tentoj t’i motivoj njerëzit që të mbesin në Maqedoni. T’u them se edhe prej këtu mund të krijojmë. Ja për shembull unë, por shumë shpesh përmend edhe shembuj të tjerë, të cilët gjithashtu janë persona të rinj dhe kanë pasur sukses në Maqedoni. Ja konkretisht, siç është rangimi i Ninës dhe Zhares si ndërmarrës në botë, pamë se edhe nën moshën 30-vjeçare njerëzit nga vendi mund të radhiten lartë në kornizat botërore”, tha Hajan Selmani, Pronar i IT kompanisë.
“Njerëzit nuk largohen vetëm për shkak të arsyeve financiare. Ka persona që janë shumë cilësorë, kanë rroga të larta, staf i arsimuar, mjekë, që nuk shkojnë vetëm për shkak të financave, por edhe për shkak të jetës së organizuar, cilësisë së jetës dhe për t’u ndjerë më të lirë”, tha Nina Angelovska.

Në debat mori pjesë edhe ministri i diasporën, Edmond Ademi. Ai pohon se kjo Qeveri do të ketë qasje më të ndryshme, kur bëhet fjalë për njerëzit që janë larguar nga vendi.

“Në të kaluarën e dimë se diaspora bukvalisht ka qenë keqpërdorur për qëllime partiake apo politike, e kjo më së shpeshti ka ndodhur gjatë zgjedhjeve”, tha Ministri i Diasporës, Edmond Ademi.

Të ftuarit u dakorduan se nevojiten reforma urgjente në më shumë sfera me qëllim të përmirësohet cilësia e jetës, jo vetëm për të rinjtë, por edhe për të gjithë qytetarët në vend. Përveç një standardi më të mirë, kushte më të mira duhet të ketë edhe në shëndetësi, të ketë arsim më të mirë dhe një shtet ligjor. Duke i zbatuar reformat në këto sfera, shumica e të rinjve do ta ndryshonin mendimin e tyre dhe me siguri do të vendosnin të mbesin në Maqedoni.

Përgatiti: Ile Petrevski

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU