KUVENDI NË MBROJTJE TË LGBT-së, FORMON GRUP PARLAMENTAR NDËRPARTIAK

721
0
SHPËRNDAJE

Mysafirët në Kuvend me lot gëzimi mirëpriten formimin e grupit parlamentar ndërpartiak të  LGBTI-së.

Ishte deputeti i BDI-së Branko Manojlovski, tha se vendi po merr një kapitull të ri dhe po thyen akullin ndaj një komuniteti të diskriminuar me vite të tëra.

“Tash duhet të mendojmë ndryshe, unë jam po thuajse 80 vjeçar, unë nuk mund të mendoj se si ka qenë para 80 viteve. Unë duhet të mendoj për juve këtu, njerëz të shkëlqyer. Interesant në Kuvend, ka një urrejtje”, tha Branko Manojlovski, deputet i BDI-së.

Në këtë grup bëjnë pjesë 13 deputetë të përbërjes së tanishme nga parti të ndryshme politike, si nga BDI-ja LSDM-ja, RDM-ja, PLD-ja dhe PRSD-ja.

Deputeti i LSDM-së thotë për herë të parë në historinë e Maqedonisë, deputetët në Kuvend qartë dhe me zë të lartë tregojnë se ata janë përfaqësues të gjithë qytetarëve, pavarësisht nga orientimi i tyre seksual dhe identiteti gjinor.

“Sferat prioritare të grupit parlamentar për komunitetin LGBT janë: mbrojtja nga diskriminimi, mbrojtja nga gjuha e urrejtjes, mbrojtja nga dhuna e bazuar në orientimin seksual dhe identitetit gjinor”, tha Pavle Bogoevski, deputet i LSDM-së.

Nga komuniteti LGBT-së, thonë se Maqedonia, po shkon drejtë rrugës së legalitetit të  LGBT-së, me vendimin e sotëm.

“Mundë të them se është hapi i par dhe shumë i rëndësishëm për njohjen legale, të ndryshimet LGBT-së në Maqedoni. Ligji për mbrojtje nga diskriminimi ku do të futen orientimi seksual dhe identiteti gjinor, është në procedurë e sipër, ndërsa në lidhje për martesa, është herët akoma në Maqedoni”, tha Bekim Asani, LGBT Tetovë.

Misioni i këtij grupi është që të shfrytëzojnë të gjitha mekanizmat kuvendore për, siç thonë, ndërtimin e një shoqërie në të cilën orientimi seksual dhe identiteti gjinor nuk do të jetë pengesë për gëzimin e të gjitha të drejtave dhe lirive të njeriut.

Nga shoqata Margjinat kumtuan se e kanë mbështetjen e të gjitha grupeve parlamentare përveç të VMRO-DPMNE të cilët deri më tani nuk kanë nënshkruar asnjë iniciativë të tyre.

Përgatiti: Zimer Jashari

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU