TASEVA PËR RASTIN ME BDI, “NE E KEMI KRYER PUNËN TONË, TANI RADHËN E KANË INSTITUCIONET”

532
0
SHPËRNDAJE

Kryetarja e Transparency International për në Maqedoni, Sllagjana Taseva, deklaroi se ata e kanë kryer punën e tyre, ndërsa tani mbetet që institucionet të reagojnë dhe të hulumtojnë se a ka shfrytëzuar BDI-ja mjete shtetërore gjatë kampanjës zgjedhore. Transparency International – Maqedoni, para dy ditëve zbuloi se në kundërshtim me ligjin, në listën e donatorëve të partisë politike BDI-së, në vitin 2016, si donator janë paraqitur edhe ndërmarrje publike, mes të cilave edhe SHA “Posta e Maqedonisë”, SHA “Aeroportet e Maqedonisë” dhe NP “Hekurudhat e Maqedonisë – infrastruktura”. Drejtori i Hekurudhave të Maqedonisë – infrastruktura, Irfan Asani mbrëmë ka dërguar shkresë deri tek mediumet ku i mohon akuzat.

“A paraqet vepër penale, për shkak se ekziston inkriminim i tillë në Kodin penal, është çështje që duhet ta verifikojnë institucionet kompetente. Neve na takon që të tregojmë deri te Komisioni shtetërorë për parandalimin e korrupsionit dhe Entit shtetëror për revizion, por edhe deri te pjesëtarët e procesit politik se kjo po ndiqet dhe se nuk mund të sillen siç duan ata”, tha Sllagjana Taseva, Transparency international – Maqedoni.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU