CHELSEA RIVALIZON BAYERNIN PËR PULISIC

431
0
SHPËRNDAJE

Klubi anglez, Chelsea ia ka mësyrë mesfushorit te Borussia Dortmundit, Christian Pulisic

Sipas mediave britanike, “Blutë” e Londrës synojnë ta blejnë Pulisic e Dortmundit. Trajneri i londinezëve, Antonio Conte është duke e monitoruar anëtarin e “milionerëve”, por për ta bërë të vetin lojtarin, tekniku italian duhet ta fitoj përballjen me Bayern Munich, të cilët prej kohësh janë duke e vëzhguar Pulisic.

Raportohet se Dortmundi është i gatshëm ta shes 19 vjeçarin, madje, qysh gjatë verës që vjen, por krerët e Borussias nuk do ta shesin talentin e tyre me çmim të lirë.

“Bavarezët” e duan Pulisic-in si zëvendësim te Franck Ribery-s apo Arjen Robben-it, ndërsa Chelsea është duke kërkuar pasuesin e Willian ose Eden Hazardit në rast se do të largohet njëri nga ta nga Londra.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU