FINANCOHET SISTEMI PËR UJITJE, BASHKIMI EVROPIAN JEP 1.7 MILION EURO

500
0
SHPËRNDAJE

Bashkimi evropian do të financon sisteme për ujitje në vlerë prej 1.7 milion eurove. Me këto sisteme të cilat do të jenë më harxhime të vogla pritet të rritet konkurrenca në bujqësi, të mbahen në nivel të qëndrueshëm të ardhurat në këtë sektor dhe të zbuten efektet negative nga ndryshimet klimatike. Me programin nacional për bujqësi dhe zhvillim rural planifikohet rritje e potencialit për ujitje të 250 mijë hektarëve gjatë 15 deri 20 viteve të ardhme. Nga Bashkimi Evropian thonë se sipas Bankës Botërore bujqësia është një nga sektorët të cilët janë të ndejshëm nga ndryshimet klimatike dhe se duhet të bëhet harmonizim i politikave bujqësore që me këto ndryshime bujqësia dhe bagëtia të mbrohen nga rreziqet.

“Me këtë projekt do të identifikohen gjashtë deri në tetë lokacione me madhësi prej 300 hektarëve të cilave u nevojiten më së shumti sistemet për ujitje ndërsa pastaj do të përgatiten projekte për investimet të cilat vijojnë. Konkurrenca në sektorin e bujqësisë dhe përdorimi optimal i resurseve natyrore është qëllimi kryesor i ministrisë së bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave”, tha Ljupço Nikollovski, Ministër i Bujqësisë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU