DISA APLIKUES KANË TËRHEQUR PROJEKTET, ALLAGJOZOVSKI GATI PËR T’I KORRIGJUAR PARREGULLSITË

450
0
SHPËRNDAJE

Ministri i Kulturës, Robert Allagjozovski, në konferencë për shtyp, sot ka folur për strategjinë e Qeverisë për kulturë për periudhën 2018-2022. Sipas tij, kjo strategji synon ringjalljen dhe decentralizimin e kulturës. Ministri gjithashtu tha se këtë vit do të përgatitet ligj i ri për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore si dhe do të bëhet revizion, përmes së cilit do të fshihen nga regjistri të gjitha përmendoret dhe objektet e projektit “Shkupi 2014”, që sipas tij janë joligjore dhe nuk janë pjesë e  trashëgimisë kulturore. I pyetur nga gazetarët rreth fondeve të shumëpërfolura për projektet kulturore dhe keqpërdorimet e mundshme me to, Allagjozovski tha se Ministria e Kulturës është e gatshme për përgjegjësi dhe korrigjim të parregullsive.

“Për të gjitha parregullsitë e konstatuara jemi të gatshëm të ndërmarrim hapa adekuat për përgjegjësi. Kërkuam mendim nga komisioni antikorrupsion. Gjithashtu jemi të hapur edhe për prokurorinë publike ose institucione të tjera nëse ato kërkojnë diçka nga ne. Patjetër që komisionet do t’i rishqyrtojnë të gjitha ato projekte te të cilat do të vërtetohen parregullsi dhe do të bëhet rishqyrtim për ato për të cilat ka vërejte në opinion. Disa bartës të projekteve tashmë kanë tërhequr një pjesë të projekteve, por prap them që mbetemi të hapur dhe jemi të gatshëm t’i korrigjojmë të gjitha parregullsitë”, tha Robert Allagjozovski, Ministër i Kulturës.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU