HAPET KLUBI I KONSULTANTËVE, EKSPERTËT E VENDIT DO TË PUSHTOJNË TREGUN E HUAJ

613
0
SHPËRNDAJE

Ekspertët e Maqedonisë në bashkëpunim me konsultantë nga Zvicra do ta pushtojnë tregun e huaj. Në vend është formuar Klub i cili do të organizojë shërbime konsultuese për kompani të huaja, jashtë Maqedonisë. Klubi do të funksionoj në suaza të Odës ekonomike ndërsa kryetari i kësaj shoqate biznesi thotë se më në fund ekspertët vendor do të kenë mundësi për përfitim edhe jashtë vendit.

“Për të parën herë nga Maqedonia do të eksportojmë dituri në mënyrë të organizuar. Ndoshta nuk do të gjendemi mirë sepse kjo është hera e parë por do të mbledhim përvojë, të bëhet një hap i tillë, gjë që i mungonte Maqedonisë”, tha Branko Azeski, kryetar i Odës Ekonomike.

Mbështetje ekspertët e vendit do të marrin edhe nga një kompani botërore për konsultim “Af-Konsalting” fokusi i së cilës është energjetika dhe infrastruktura me më shumë se 1500 projekte aktive në sferën e industrisë, në më shumë se 75 vende nëpër botë.

“Ideja për formimin e këtij klubi është dimension i ri, që dëshiron të inkurajojë zgjerimin e këtij biznesi qëllimi i të cilit është rritje e përshpejtuar e ekonomisë dhe aktiviteti kryesor do të jetë në drejtim të tregut ndërkombëtarë ku Maqedonia do të jetë e dukshme sipas ekspertëve dhe ekspertizave të saja që mund t‘i ofrojnë”, u shpreh Huber Host – “Af-Konsalting”.

Kjo është fillim i mirë që produktet e vendit të bëhen me standarde më të larta, deklaroi zv.kryeministri për çështje ekonomike, Koço Agjushev.

“Maqedoni një kohë të gjatë ishte e njohur si vend bujqësor i cili paraprakisht ka eksportuar vetëm verë dhe produkte bujqësore, ndërsa shumë pak produkte industriale me kualitet të lartë. Që kjo të ndryshohet, duhet të prodhohen prodhime të cilat janë prodhuar me teknologji të lartë. Konsultantët, fella shkencore dhe ekspertët, është ajo që duhet ta bëjë këtë hap  në ekonomi”, tha Koço Angjushev, zv.kryeministër për çështje ekonomike.

Zv.kryeministri në takimin e sotëm u bëri thirrje biznesmenëve që ta shfrytëzojnë momentin sepse vitet 2018 dhe 2019 janë vite në të cilat duhet të njihen mundësitë dhe duhet të investohet në mënyrë intensive. Ai edhe një herë i përsëriti mundësitë për zhvillim të shërbimit ose prodhimit inovativ, ku shteti merr pjesë me 70% në zhvillimin e projektit.

Përgatiti: Ile Petrevski                

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU